Autotech
Facebooku s’ka vend për fëmijët e vegjël
Në një letër të hapur për shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, ekspertët e shëndetit të fëmijëve e kanë quajtur si të papërgjegjshme tentativën për të inkurajuar fëmijët të përdorin Facebookun
Më shumë se 100 ekspertë të shëndetit për fëmijë kanë kërkuar nga Facebooku të tërheqë një aplikacion të caktuar për fëmijët nën moshën 13-vjeçare.
Në një letër të hapur për shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, ata e kanë quajtur si të papërgjegjshme tentativën për të inkurajuar fëmijët të përdorin Facebookun.
Fëmijët e vegjël nuk janë gati që të kenë llogari të rrjeteve sociale, kanë vlerësuar ata.
Facebooku thotë se aplikacioni ishte dizajnuar me ndihmën e ekspertëve të sigurisë në internet si përgjigje e thirrjeve të prindërve për të kontrolluar më shumë se si i përdorin fëmijët e tyre rrjetin social.
Ky aplikacion është version i modifikuar i Facebook Messengerit. Ai kërkon leje nga prindi para përdorimit.
“Messenger Kids do të jetë rrjeti i parë social i përdorur gjerësisht nga fëmijët e shkollave fillore. Por një grumbull i hulumtimeve ka demonstruar se përdorimi i gjerë i pajisjeve digjitale dhe rrjeteve sociale është i dëmshëm për fëmijët dhe adoleshentët, duke e bërë këtë aplikacion shumë të papërshtatshëm për zhvillimin e fëmijës”, thuhet në letrën e ekspertëve.
Kjo letër është nënshkruar nga shumë grupe të kujdesit për fëmijët në Britani e nga organizata amerikane.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














