Maqedonia
Maqedonasit, mendim negativ për Kosovën dhe Shqipërinë, pozitiv për Serbinë
Ndërsa shumica e të anketuarve, 54.5 për qind, i shohin Kosovën, SHBA-në dhe Greqinë si kërcënim të madh për Maqedoninë
Një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup ka ardhur në përfundimin se shtetasit e Maqedonisë kanë mendim negativ për Shqipërinë, Kosovën e Greqinë, ndërsa kanë mendim pozitiv për Serbinë e Bullgarinë.
Siç bën të ditur Klan Kosova, rezultatet e sondazhit telefonik thonë se 33.3 për qind e të anketuarve kanë mendim shumë negativ për Kosovën, ndërsa 22.4 për qind kanë mendim pjesërisht negativ.
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, atëherë mendime shumë negative kanë 32.8 për qind dhe pjesërisht negative 19 për qind.
Ndërsa shumica e të anketuarve, 54.5 për qind, i shohin Kosovën, SHBA-në dhe Greqinë si kërcënim të madh për Maqedoninë.
Maqedonasit kanë mendim pozitiv për Serbinë; 42.3 për qind, ndërsa 28.7 për qind mendim pjesërisht pozitiv.
Për Bullgarinë mendim shumë pozitiv kanë 25.8 për qind, ndërsa pjesërisht pozitiv 28.7 për qind.
Sondazhi është kryer nga 16 dhjetori deri me 21 të të njëjtit muaj të vitit të kaluar dhe kanë marrë pjesë 1114 respodentë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit













