Lajme
Shqiptarët jashtë debatit në parlament për “Shkupi 2014”
Në Maqedoni për herë të parë u diskutua në parlament projekti “Shkupi 2014”, i cili parashikon ndërtimin e objekteve, statujave, përmendoreve. Por, për dallim jashtë debatit parlamentar, subjektet shqiptare nuk morën pjesë në këtë debat.
Projekti “Shkupi 2014” ndërtohet me paratë e të gjithë taksapaguesve, duke përfshirë edhe fondet e emigracionit që janë një impuls i rëndësishëm i ekonomisë në vend, por deputetët shqiptarë sërish mbetën jashtë diskutimeve.
Debati zhvillohej me tone të ashpra, por pavarësisht kësaj, Artan Sadiku, opinionit, thotë se partitë shqiptare krijojnë përshtypje se nuk kanë oferta për çështjet e rëndësishme në vend: “Kjo tregon moskapacitetin e partive shqiptare për t’ u përfshirë në debate. Para zgjedhjeve të ardhshme ne qytetarët duhet të kërkojmë reformim të partive shqiptare për profesionalizmin e tyre që të mund të kontribuojnë në debatet e rëndësishme në vend.
Edhe pse deri tani publikisht të gjitha partitë shqiptare jashtë parlamentit merreshin mjaft me projektin “Shkupi 2014”, e pamë se në parlament, në këtë diskutim të ashpër për këtë çështje ata vazhduan linjën e mospjesëmarrjes në debat, tha Artan Sadiku.
Kritikuese kryesore e projekti “Shkupi 2014” ishte opozita maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedoninë (LSDM), ajo kërkoi moratorium dhe të dilet në zgjedhje për të parë nëse qytetarët janë pro ose kundër këtij projekti.
Deputetë të kësaj partie thanë se në fakt “bëhet fjalë për krim dhe pastrim parash”. Ata akuzuan kryeministrin se kishte gënjyer kur kishte thënë se projekti do të kushtojë 80 milionë euro, pasi sipas tyre “deri tani janë harxhuar 200-300 milionë euro dhe pritet që shifrat të shkojnë deri në 500 milionë euro”.
Opozita maqedonase në parlament projektin “Shkupi 2014” e cilësoi edhe si “monoetnik”, “projekt korruptim” dhe projekt që ndërton “identitetit të rrejshëm të maqedonasve”. Nga kërkesat për fasadat e objekteve është kërkuar edhe “neo romantizëm”, diçka që nuk ekziston, a është ky identiteti maqedonas, pyetën deputetët e opozitës.
Por akuzat e tilla u hodhën poshtë nga VMRO DPMNE, sipas së cilës me këtë projekt “për herë të parë ndërtojmë identitet maqedonas, për herë të parë ndërtojmë simbole të shtetit maqedonas, për herë të parë po vendosim këto simbole që duhet të na cilësojnë si shtet”, tha Aleksandër Nikollovski i partisë së kryeministrit.
Qeveria tha se ajo po ndërtonte për dallim nga qeveritë e mëparshme që drejtoheshin nga përfaqësues të opozitës aktuale.
Projekti “Shkupi 2014” prej kohësh është në qendër të debateve në Maqedoni. Në fillim reaguan subjektet shqiptare për shkak të mungesës në këtë projekt të simboleve shqiptare. Tani thuhet se në shesh do të ketë tre përmendore të figurave shqiptare, Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit. Kundërpërgjigje e këtij projekti konsiderohet edhe “Sheshi Skënderbe”, i cili duhet të ndërtohet në zonën qendrore të kryeqytetit, nismë e ndërmarrë nga komuna e Çairit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











