Kosova
Kryetarët e Komunave thonë së do të shkëmbejnë mese vete praktikat e mira
Ahmeti: Është absurde që të jenë anëtarë të rrjeteve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa si bashki dhe komuna shqiptare të mos ketë bashkëpunim apo mos të shkëmbehen përvoja"
Në jubileun e pavarësisë së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mbledhur kryetarët e komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, të cilët kanë vendosur që të formohet edhe Sekretariati i Unionit me seli në Tiranë për shkëmbim të përvojave me komunat shqip folëse.
Ahmeti në një konferencë të përbashkët deklaroi se është absurde që të jenë anëtarë të rrjeteve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa si bashki dhe komuna shqiptare të mos ketë bashkëpunim apo mos të shkëmbehen përvoja.
“Po e themi edhe një herë që ne po bëjmë shkëmbim të përvojave të komunat shqip folëse. Është kohë e bashkëpunimeve dhe është absurde të thirret për bashkëpunim me komunat tjera para se të bashkëpunojmë ndërmjet veti”, ka thënë Ahmeti.
E Kryetari i Tiranës Erion Veliaj pohoi se sot kanë biseduar kryesisht për çështje të pastrimit, gjelbërimit e transportit publik. Ndërsa kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ka uruar që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe BE-së.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill














