Futboll
Përfitimet nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian
Nga një përllogaritje e thjeshtë del se skuadra kampione e Evropës do të arkëtojë në total 34 milionë euro
Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur që shuma që do t’u shpërndahet si bonuse Kombëtareve pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian 2020 të jetë 371 milionë euro, një shumë kjo rreth 23% më e lartë se shifra që u shpërnda për 24 pjesëmarrësit e Evropianit të kaluar.
Çdo skuadër pjesëmarrëse në Evropian do të përfitojë automatikisht 9.25 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fazës së grupeve, për çdo fitore shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro, ndërsa për barazimin 750 mijë euro.
Në fazën e 1/8-ave, skuadrat pjesëmarrëse do të marrin nga 2 milionë euro, ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë edhe 3.25 milionë euro të tjera, ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi shkon në 5 milionë euro.
Finalja e “Euro 2020” do të luhet në “Wembley” të Londrës dhe skuadra që do të ngrejë trofeun do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë shtatë milionë euro. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se skuadra kampione e Evropës do të arkëtojë në total 34 milionë euro.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi gjithashtu fondin prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit “Hattrick”, për periudhën 2020-2024.
Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program i UEFA-s.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore















