Kosova
Destan dhe Barbara Gashi vijnë me ekspozitën e përbashkët “Mermer dhe ngjyra”
Skulptori Destan Gashi dhe piktorja Barbara Gashi do të hapin ekspozitën e radhës, me punime në skulpturë dhe në pikturë
Për një muaj rresht, në Galerinë e Forumit Rathaus në Knittelfeld të Austrisë, do të prezantohen piktura me ngjyra të ndritshme nga Barbara Gashi dhe skulptura origjinale të punuara nga mjeshtri i madh i skulpturës, Destan Gashi.
Zemrën e ekspozitës e përbën vepra “Puthje” e punuar prej mermerit të qytetit Sölk në Steiermark të Austrisë. Format sensuale, rrumbullake dhe të prekshme e ftojnë adhuruesin e artit që t’i prekë veprat e Destan Gashit, të cilat janë kthyer në vepra arti origjinal pas gëdhendjes, formimit, lëmimit dhe ilustrimit me një punë të palodhshme tash e sa muaj, shkruajnë mediat austriake, përcjell “albinfo.ch”.
Skulpturat tjera, duke respektuar tërësisht traditën e skulptorit, janë skulptura nudo prej mermerit të Carraras. Disa vepra po ashtu të punuara në mermer, e kanë prejardhjen nga një gurore e vogël e Republikës së Kosovës, atdheut të skulptorit shqiptar.
Në anën tjetër, veprat e piktores Barbara Gashit krijojnë një atmosferë të gëzueshme, Në veprat e saj, dominojnë zogj shumëngjyrësh, peshq shumëngjyrësh, një notare që zhytet në ujë, një pikturë tjetër ku shfaqet perëndimi i diellit teksa takohet me retë e shiut e piktura të tjera mjaft interesante.
Çifti i njohur Destani kanë thënë se janë të lumtur që përsëri u jepet mundësia të hapin një ekspozite në Steinmark, ku të dy tashmë janë të njohur për shumë dashamirës të artit dhe koleksionistë privatë, njofton “albinfo.ch”.
Destan Gashi është i lindur në Kosovë dhe ka diplomuar në shkollën e artit “Odhise Paskali”. Më pas ai ka studiuar për pikturë dhe skulpturë në Akademinë e Arteve në Bruksel. Që nga viti 1987 jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Temat kryesore në skulpturat e tij janë femrat lakuriq (aktet) dhe format estetike të tyre. Veprat e tij tashmë janë shfaqur në ekspozita të shumta brenda dhe jashtë vendit. Ato janë tashmë pjesë e hapësirave publike dhe koleksioneve private. Në vitin 2015 ai u nderua me çmimin “Pegasi” për skulptorin e vitit në Kosovë.
Bashkëshortja e tij, Barabara Gashi jeton dhe punon prej vitit 1987 si artiste e pavarur sërish në Vjenë. Artistja austriake, ashtu sikur bashkëshorti i saj, Destani, ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Gjithashtu, edhe ajo ka ekspozuar veprat e saj brenda dhe jashtë shtetit.
Për gjatë një muaji, ekspozita do të jetë e hapur pothuajse gjatë tërë ditës nga ora 9.30 – 18.00. Hyrja është falas.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














