CH-Ballkani
“KOSOVË IS EVERYWHERE”, hap festivalin letrar “Wortlaut”
Premiera është në St.Gallen, më 23 mars, në kuadrin e aktivitetit të hapjes së Festivalit të Dhjetë të Letërsisë "Wortlaut" që mbahet në këtë qytet
“Bern ist überall” (Berna është kudo) mban emrin një grup prej 12 shkrimtarësh dhe muzicientësh zviceranë të cilët preokupohen me fjalën e folur, pastaj bëjnë lidhjen e letërsisë gojore me muzikën dhe të gjitha këto i vendosin në skenë.
Me projektin “KOSOVË IS EVERYWHERE”, ky kolektiv artistësh ka vendosur të punojë bashkë me artistë të fjalës dhe muzicientë në Kosovë. Pas shtatë shfaqjeve të dhëna në Kosovë tash vjen “Le retour” (vizita e kthimit), ose shtatë shfaqje të përbashkëta në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Premiera është në St.Gallen, në kuadrin e aktivitetit të hapjes së Festivalit të Dhjetë të Letërsisë që mbahet në këtë qytet. Nga Zvicra, pjesë e këtij aktiviteti artistik janë: Laurence Boissier, Guy Krneta dhe Gerhard Meister ndërsa nga Kosova: Sibel Halimi, Jeton Naziraj dhe Shpëtim Selmani, njofton albinfo.ch. Ata përkthejnë njëri-tjetrin, flasin në kor ose i interpretojnë tekstet e tyre në mënyrë ritmike dhe me shoqërim muzikor nga Adi Blum dhe Drin Tashi. E gjitha do të shfaqet me tritrim në gjuhën gjermane.
Festivali fillon më 23 mars ndërsa “KOSOVË IS EVERYWHERE” bën hapjen e tij, në orën 19.00.
Grupi do të jetë pjesë edhe e disa aktiviteteve artistike në ditët dhe muajt në vijim, si: në Bernë, më 4 prill, ku ai e bën hapjen e festivalit “Aprillen”, në Lucern më 9 maj në festivalin “Woerdz”, në Solothurn më 11 maj në “Solothurner Literaturtagen”, në Bernë më 9 qershor në “Botanik & Poesie“ dhe renens më 16 qershor në „Festimixx, Renens“
St. Galler Literaturtage Wortlaut Notkerstrasse 229000 St. Gallen Tel. 071 222 66 26
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Mars 2018
- Ora20:30
- LokacioniSt. Gallen
- Data e përfundimit5 Mars 2018 - 19:00
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













