Maqedonia
Rreth dy të tretat e maqedonasve mbështesin zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë
Përpjekjet intenzive të qeverisë maqedonase nga kryeministri Zoran Zaev për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, mbështetet nga shumica e popullatës vendase, shkruan “Der Standard”, duke ju referuar anketës së kryer në Ljublanë nga Instituti për studime ballkanike dhe lindjen e afërme (IFIMES). Plot 63 përqind të anketuarve mbështesin zgjidhjen e kontestit të emrit, 11 përqind janë kundër dhe 26 përqind nuk deklaruan mendimin e tyre. Anketa është kryer në fund të shkurtit, ndërsa në mes të marsit pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias të vizitojë Shkupin, transmeton albinfo.ch. Kontesti i emrit mes dy shteteve fqinje zgjat nga 1991 dhe sipas mediave të huaja katër emra janë në propozim për Maqedoninë: “Republika e Maqedonisë veriore”, Republika e Maqedonisë së Epërme”, “Republika Vardar-Maqedoni” dhe “Republika Maqedoni (Skopje).
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












