Jeta në Zvicër
Shefi i policisë në Graubünden kapet për të dytën herë duke vozitur me shpejtësi të palejuar
Policia kantonale e Graubünden e konfirmoi të enjten se shefi i policisë zvicerane në Misox, William Kloter, gjatë ushtrimit të detyrës ka vozitur tej normave të lejuara, shkruan “Blick”.
130km/h në vend të 80km/h
Në vend të vozitjes prej 80km/h sa lejohet në magjistralen A13 pranë Soazza, ai ishte kapur nga kamerat e sigurisë me tempo 130. Edhepse kamera ishte vendosur në përdorim “paarsye”, kjo nuk e arsyeton vozitjen e tij tej normave. Gjatë gushtit të vitit të kaluar ai përsëri kishte vozitur tej normave, duke u gjobitur me 800 franga zvicerane – 25km/h më shumë sesa e lejuara. Atëkohë ai ishte kapur nga një koleg mes Thusis dhe Tiefencastel, pasi ishte duke shkuar në Davos, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria e Graubünden ka ngritur një hetim ndaj Kloter. “Shpresoj, që unë nuk duhet të dorëzoj patentshoferin,” është shprehur Kloter.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri













