CH-Ballkani
McAllister për “Die Welt”: Ballkani perëndimor është kthyer në qendër gjeo-strategjike interesi
Politikani europian McAllister tregon se dhe aktorë tjerë po përpiqen të ushtrojnë ndikim mbi Ballkanin perëndimor.
Në debatin për anëtarësimin e Ballkanit perëndimor në BE, politikani europian i CDU, David McAllister, mendon që ta forcojë prej tani rajonin me BE. “Nëse njerëzit vërejnë se procesi shkon hap pas hapi, atëherë rritet gatishmëria për reforma,” tha ai për konservatoren “Die Welt”. Komisioni i BE në shkurt të këtij viti i nxiti për reforma vendet e Ballkanit perëndimor, që të bëhen pjesë e unionit deri 2025. Bëhet fjalë për Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.
Paralajmërime nga ndikimet e huaja
Në të njëjtën kohë McAllister paralajmëroi rritjen e ndikimit të vendeve tjera në rajon. Prej vitesh ka shtim të aktiviteteve nga Turqia, Rusia, Kina dhe Shtetet e Gjirit. “Rusia ka prezencë mediatike në disa vende ballkanike. Pe tenton që përmes desinformacioneve të shtojë ndikimin e saj. Ballkani është zhvendosur në qendër gjeo-strategjike interesi.”
Deri në 2025 gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor pritet ti plotësojnë kushtet politike, ligjore dhe ekonomike.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos "Megjithatë, ne mund t'i përcjellim atij se jemi gati për hapin tjetër, përkatësisht përfundimin e një... -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026











