Integrimi
Partitë zvicerane shtyhen: Cili nivel i njohjes së gjuhës nevojitet për Vizën C
Sipas Këshillit Federal, të huajt për të fituar Vizën C)duhet ta dëshmojnë njohjen e njërës nga gjuhët e vendit: me gojë së paku në nivelin A2 ndërsa me shkrim, së paku A1. Partitë kanë qëndirme të ndryshme
Në Parlamentin e Zvicrës është duke u zhvilluar debat lidhur me kriteret e njohjes së gjuhës së vendit nga të huajt, si kusht për t`u konsideruar si të integruar, gjegjësisht për të fituar lejen e qëndrimit (B dhe C) këtu, shkruan SDA.
Sipas SVP-së, dëshmirë e certifikuara për njohjen e gjuhës shpeshherë janë të pamjaftueshme ose të papërshtatshme, transmeton albinfo.ch. Ajo kërkon më shumë dëshmi të njohjes së gjuhës nga jeta praktike në këtë drejtim. Kështu, në qëndrimin e saj lidhur me konsultat për përshtatjen e rregullores mbi lejimin, qëndrimin dhe punën e të huajve në Zvicër si dhe rregullores mbi integrimin e të huajve, SVP shkruan se mendamentet janë të pakuptueshme dhe kundërproduktive.
Ndërkaq, të gjitha partitë tjera kontestojnë para së gjithash nivelet e parashiluara formale të njohjes së gjuhës, që paraqiten si kusht për statusin e qëndrimit.
Sipas propozimit të Këshillit Federal, të huajt për të fituar lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C) duhet ta dëshmojnë njohjen e njërës nga gjuhët e vendit, transmeton albinfo.ch. Niveli i njohjes së gjuhës me gojë duhet të jetë së paku A2 ndërsa me shkrim, së paku A1. Bëhet fjalë për referencën evropiane të pranuar mbi nivelet e njohjes së gjuhëve.
Për FDP-në dhe Federatën Zvicerane të Tregtisë (SGV) niveli i kërkuar i njohjes së gjuhës duhet të jetë më i lartë ndërsa edhe CVP shpreh dilemën nëse ky nivel është më i ulët se duhet.
Nevojë për përshtatje sa i përket kriterit të gjuhës sheh edhe SP. Por ajo këtë e sheh në aspektin pozitiv: që në rast se një i huaj dëshmon integrim të sukseshëm ai të shpërblehet me dhënien para kohe të Vizës C, përcjell albinfo.ch. Për të ndodhur kjo, sipas SP-së duhet që i huaji të dëshmojë nivelin A2 të njohjes së gjuhës me gojë, në vend se B2 siç është e rregulluar tash.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm