Kosova
Sërish hidhet gaz në kuvend, arrestohen disa deputetë të VV
Policia ka larguar disa prej deputetëve të VV-së nga salla, ndërsa Xhelal Sveçlën, Drita Millakun, Fitore Pacollin dhe Sali Zybën policia i ka arrestuar
Edhe pas tentativës së tretë për të votuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, është hedhur sërish sot gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gaz lotsjellës edhe më herët është hedhur sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton rtklive.com.
Pas hedhjes së gazit, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli urdhëroi të zbrazet salla, ndërkohë që njoftoi vazhdimin e seancës në orën 16.30
Kryesia e Kuvendit, me anë të një vendimi të nxjerrë, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollojë të gjithë sallën e Kuvendit në mënyrë që t’u mundësohet mbajtja e seancës, raporton Gazeta Express
“Kërkohet nga Policia e Kosovës që për shkaqe sigurie dhe të krijimit të kushteve të punës për të mbajtur seancë, të kontrollojë sallën e seancave plenare”, shkruhet në vendimin e Kryesisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gaz lotsjellës tri herë sot gjatë ditës, duke pamundësuar votimin e Demarkacionit.
Policia e Kosovës ka larguar disa prej deputetëve të VV-së nga salla, ndërsa Xhelal Sveçlën, Drita Millakun, Fitore Pacollin dhe Sali Zybën policia i ka arrestuar.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













