CH-Ballkani
Nimfa gjarpëruese dhe anije pirate: shënime nga kryeqyteti i kiçit
Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka vizituar kryeqytetin e Maqedonisë ku edhe i ka kushtuar një shkrim plot kritika, informon albinfo.ch.
“Një kuiz i shpejtë. Cilat prej pyetjeve të mëposhtme ka kuptim?
a) Tre anije pirate në një lum të një shteti ballkanik pa dalje në det,
b) Një statujë bronzi rreth 20 metra e gjatë e luftëtarit antik Aleksandrit të Madh dhe gjithashtu nuk është Aleksandri i Madh, ose
c) Një shtëpi dedikuar Nënë Terezës, një shenjtore e njohur për modestinë e saj, e ndërtuar me një stil bollëk, që më së miri mund të përshkruhet si “Miami” takon “ the Flintstones”.
Përgjigja: Asnjëra, përderisa ju jeni në Shkup të Maqedonisë. Ato të gjitha kanë shtëpi në bulevardin e Shkupit, që është kthyer në një nga kryeqytetet më kiç të planetit.”
Prestigjiozja amerikane gjithashtu tregon historinë pompoze të projektit “Shkupi 2014”, që kushtoi miliona euro dhe rrëzoi qeverinë e më përparshme. “Projekt me 750 milion dollarë, në një vend me pagë mesatare prej më pak se 500 dollarë.”
Kontesti i emrit me Greqinë
“NYT” ndalet edhe te kontesti i emrit me Greqinë dhe se kjo është një arsye e fillimit të projektit “Shkupi 2014”, për të paraqitur Aleksandrin e Madh si hero të Maqedonisë, edhe pse në statujën 20 metra të gjatë në mes të Shkupit shkruhet “luftëtari mbi kalë”.
“Kontesti i emrit mes Shkupit dhe Athinës është më tepër e ndërlikuar si pasojë e politikës moderne sesa e realitetit historik, por baza e zënkës është kjo: Grekët mendojnë se maqedonasit antikë ishin popull helen dhe se Maqedonia e vërtetë është pjesë e Greqisë.”
Në fund shkrimi përmbyllet me investimin e palmave përreth Vardarit. “Çmimi i tyre ishte 600,000 dollarë, nga një investigim i “Balkan Insight”. Rreth 95 përqind e tyre u thanë vitin e parë, si pasojë e temperaturave tepër të ulta gjatë dimrit.”
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore