CH-Ballkani
Vizita në Vjenë ka përparime, por akoma jo zgjidhje
Ministrat e jashtëm Kotzias dhe Dimitrov punojnë në Vjenë me ndihmën e OKB për zgjidhjen e kontestit të emrit, shkruan e majta austriake “Der Standard”.
“Maqedonia e Epërme” ose “Maqedonia veriore”, me ose pa ndryshime Kushtetuese: Dy shefat e diplomacisë në Shkup dhe Athinë bisedojnë për zgjidhjen e fundit mes dy vendeve, ndërsa falenderojnë ministren e jashtme austriake për pjesëmarrjen në takim. Me ata është edhe Matthew Nimetz, si përfaqësues i OKB dhe ndërmjetësues i kontestit të emrit prej 1994, përcjell albinfo.ch.
“Në fakt nuk ka akoma zgjidhje, por sigurisht i jemi afruar,” tha juristi amerikan Nimetz.
SHBA është e interesuar për zgjidhjen e kontestit të emrit, që t’i hapet rruga e integrimit të Maqedonisë në NATO. Përndryshe vërehet një rritje e ndikimit rus në rajon.
Problem artikulli 3 dhe 49 i Kushtetutës
Media austriake më pas shkruan se “dy të majtët” Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, janë të interesuar për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe larg nacionalizmave. Ajo që diskutohet më tepër janë ndryshimet Kushtetuese.
Në artikullin 3 dhe 49 të Kushtetutës së Shkupit, përmendet “kombi maqedonas” dhe kjo kundërshtohet nga Athina, se mund të kuptohet si irredentizëm. Shkupi nuk ka asnjë kontest territorial ndaj Greqisë, por Athina kërkon që kjo edhe njëherë të ndryshohet. Maqedonia në anën tjetër kërkon që ndryshimi i emrit të përdoret vetëm ndërkombëtarisht dhe jo në përdorimin e brendshëm kombëtar.
Si në Athinë, ashtu edhe në Shkup ka kundërshti për marrëveshjen e mundshme. Në Greqi dy të tretat e popullatës, kisha – sëpaku retorikisht – gjithashtu edhe partneri i koalicionit të kryeministrit Tsipras janë kundër një marrëveshje që përmban emrin “Maqedoni”. Për këtë nuk parashihet referendum. Opsioni i vetëm mbetet vetëm një ratifikim nga parlamenti.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













