Ekonomi
Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?
Me qëllim të diskutimit mbi kompleksitetin e tregtisë me Shqipërinë dhe vështirësitë me të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen, Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar konferencën e titulluar “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?
Pavarësisht se viteve të fundit ka një rritje të këmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, disa biznese i konsiderojnë procedurat burokratike dhe taksat e vendosura si të panevojshme dhe të ekzagjeruar.
Me qëllim të diskutimit mbi kompleksitetin e tregtisë me Shqipërinë dhe vështirësitë me të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen, Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar konferencën e titulluar “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?”, raporton “KosovaPress”.
Përveç barrierave të ndryshme të aplikuara nga autoritet e Shqipërisë ndaj prodhuesve kosovarë, Besir Cmega nga Railtrans ka thënë se ndër barrierat është edhe korrupsioni, i cili vërtet ekziston, përcjell albinfo.ch.
“Kemi prezencë të korrupsioni në doganë dhe në rastet e dhënies së koncesionit, siç është rasti i portit të Durrësit. Barriera e tretë ka të bëjë me rastin e skanimit të detyrueshëm të mallrave. Kjo ndodhë vetëm për të vjelë një taksë që i bie se së bashku me taksën rrugore të vendosur së fundmi, është rreth 90 euro kostoja apo ngarkesa nga autoritet e Shqipërisë për çdo maunë”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se edhe ‘bakshishi’ i detyrueshëm prej 1 mijë lekë në Morinë për çdo transportues është shqetësuese, si dhe barriera tjetër, sipas tij, është edhe për të transportuar në vendet e treta, ku kërkohet leje e posaçme.
Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se të gjitha barrierat e vendosura ndaj bizneseve si nga Shqipëria, po ashtu edhe nga pala e Kosovës, janë të pakuptimta.
Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se ka një përpjekje nga dy qeveritë shqiptare për heqjen e barrierave tregtare, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh.
Ai ka ngritur si shqetësuese edhe taksën rrugore në Rrugën e Kombit, që është një prej barrierave shtesë për bizneset e Kosovës.
Ndërsa, Mergim Prishtina nga Trepharm, ka thënë se me mbledhjet e qeverive të përbashkëta me një pompozitet të madh, të mos i hidhet hi syve ndaj bizneseve për certifikata, siç është rasti i certifikatës fitosanitare.
Sipas tij, problemet në Shqipëri janë të të bërit biznes, derisa bilanci tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është një me pesë në favor të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim