Maqedonia
Breshëri armësh në Reçicë të Vogël, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë
Reçica e vogël është tronditur mbrëmjen e sotshme, ku nga një breshëri armësh ka ndërruar jetë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, njëri në rrezik për jetën. I ndjeri mësohet të jetë Naip Rexhepi, ndërsa të plagosur janë S.R. dhe F.M., ky i fundit, për shkak të plagëve serioze, është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të tre viktimat janë nga Kumanova.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga policia maqedonase, pavarësisht se nuk përmendi emra.
“Sipas informatave që tani për tani i posedon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, rreth orës 18 e 20 min pasdite, në rrugën 167 në Tetovë ka ndodhur dhe është paraqitur incident me plagë të gjuajtjes. Personat e lënduar janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku u ofrohet ndihmë mjekësore,” tha zëdhënësi i policisë Marjan Josifoski.
Arrestohen dy persona, reagon BDI
Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe një nga Shqipëria, B.R dhe L.B, për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë të involvuar në incidentin e sotëm. Policia dhe prokuroria kryejnë ekspertizën.
Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe shumë zëra kumtuan se incidenti ka lidhje me partinë në pushtet. Por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga partia më e madhe shqiptare.
“Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim.” thuhet në kumtesën e partisë së Ali Ahmetit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill












