Shkurt.ch
Në Zvicër jetojnë 8’482’200 persona, vërehet rritja më e ulët pas shumë vitesh
Zyra Federale e Statistikave ka publikuar numrin e popullsisë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Më të rëndësishmet shkurtimisht: Në fund të 2017 në Zvicër kanë jetuar 8’482’200 persona që është për 0.7 përqind më shumë sesa vitin e kaluar. Këto janë rezultatet provizore të studimit, shkruan albinfo.ch.
Kjo tregon se rritja është më e vogël sesa nga 2007 deri 2016. Është e krahasueshme me vlerën e viteve të 2000-ta.
Numri i zviceranëve dhe të huajve rritet vazhdimisht. I të huajve rritet më fuqishëm (1.1 përqind), ndërsa zviceranët për 0.6 përqind.
Në të njëjtën kohë në krahasim nga viti paraprak, emigrantët janë ulur për 10 përqind.
Në 2017 në Zvicër kanë ardhur 172’500 persona, ndërsa janë larguar 121’200.
Diaspora zvicerane numëron 751800 persona.
Më shumë vdekje më pak lindje
Në 2017 ka pasur 18’400 më shumë lindje sesa vdekje, një minus prej 19.7 përqind në krahasim me vitin e kaluar.
Gratë janë shumicë në Zvicër. Në 100 gra ka 94 burra. Mosha mesatare e Zvicrës është 44 vjet, i të huajve është 37 vjet.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, përveç... -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë












