Kosova
Borxhi publik i Kosovës: Një miliard euro
Nga kjo vlerë, 426 milionë euro llogaritet borxhi i jashtëm, kurse borxhi i brendshëm ka arritur rreth 540 milionë euro.
Borxhi publik i Republikës së Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare, deri në shtator të vitit të kaluar borxhi i përgjithshëm ka arritur në rreth një miliard euro. Nga kjo vlerë, 426 milionë euro llogaritet borxhi i jashtëm, kurse borxhi i brendshëm ka arritur rreth 540 milionë euro.
Po sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ishte 852.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2015ka qenë rreth 750 milionë euro, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi 233 milionë euro, Bankës Botërore rreth 200 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi i Kosovës paraqitet 15.8 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Serbia dhe Shqipëria radhiten në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me mbi 70 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind, dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.
Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, borxhi publik i ka anët e veta pozitive kur ai përdoret për destinacion të duhur, porse mund të ketë efekte shkatërruese për ekonominë e një vendi kur borxhi shfrytëzohet në projekte të gabuara.
Edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian është thënë se Kosova ka një nivel relativisht të ulët të borxhit publik dhe nuk paraqitet ndonjë shkak për shqetësim.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, thonë se Kosova ka hapësirë për marrjen e borxheve, por shprehen se autoritetet kompetente duhet të kenë projekte që gjenerojnë mjete materiale.
Ndryshe, sipas Ministrisë së Financave, projektet që financohen nga huamarrja ndërkombëtare, u takojnë sektorëve të ndryshëm dhe kryesisht lidhen me projekte prioritare qeveritare siç janë projektet infrastrukturore, ujërat e zeza, furnizimi me ujë, shëndetësi, bujqësi etj.
Sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).
Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?










