CH-Ballkani

Opozita greke kërkon koordinim mes partive qeveritare greke rreth kontestit të emrit

Syriza është për termin "Maqedoni" me shtesë gjeografike, Grekët e Pavarur kundërshtojnë termin Maqedoni në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit.

Kur afrohet zgjidhja përfundimtare e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit, fillojnë të shfaqen ankesat nga partitë parlamentare greke.
Kreu i opozitares PASOK dhe Lëvizja për Ndryshim (me 20 deputetë), Phoebe Genimata, tha se propozimi i emrit që qeveria e Tsipras (Syriza që ka 145 nga 300 deputetët grekë) do t’i paraqesë parlamentit duhet të mbështetet nga partneri i tij i koalicionit Grekët e Pavarur (9 deputetë), ose përndryshe nuk do të votojmë. Genimata kërkoi nga Tsipras dhe Kamenos që së pari të harmonizonin pozicionet e tyre dhe pastaj t’ua paraqesin para parlamentarëve, por hezitonte që në një rast të tillë, koalicioni i tij mund të votonte kundër propozimit.

Kjo është hera e parë që partitë e opozitës të kërkojnë një qëndrim të koordinuar nga qeveria në Athinës lidhur me çështjen e emrit, për shkak të deklaratave të shpeshta të Ministrit të Mbrojtjes Kamenos se ai nuk do të pajtohet me vendimin për qëndrimin e termit Maqedoni, qoftë edhe me shtesë gjeografike.