Maqedonia
Divorcohet ish ministri gjerman, Scharping
Ish ministri i mbrojtjes në Gjermani, Rudolf Scharping, është divorcuar pas 13 vite martesë, shkruan stuttgarter-nachrichten.de.
Për shumë gjermanë fotografitë e tij kanë mbetur të ngulitura thellë në memorien e tyre. Ish ministri i mbrojtjes Rudolf Scharping (SPD) qëndronte në pishinë me një grua në Mallorca- në kohën kur forcat gjermane ishin në fillimin e ndërhyrjes në Maqedoni gjatë konfliktit 2001.
Por tani gjithçka ka marrë fund.
Scharping është divorcuar me gruan e dytë Kristina Gräfin Pilati. Marrëdhënia e tyre shkaktoi bujë politike në 2001, ku partia opozitare e Angela Merkelit (CDU) atëkohë kërkoi dorëheqjen e tij. Pak pas zgjedhjeve parlamentare në 2002, kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder (SPD) shkarkoi Scharping, informon albinfo.ch. Divorci ka ndodhur më parë, por tani është publikuar.
Por kjo nuk e ndihmoi për të fituar zgjedhjet.
Scharping mbahet në mend nga koha e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për publikimin dhe denoncimin e planit “Patkoi” të forcave serbe, i cili synonte dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe “pastrimin e terrenit”. Ky plan ka shërbyer ndër të tjera NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë. Kundërshtarët politikë dhe të tjerët që kanë qenë kundër sulmeve të NATO-s mbi Serbinë, e kanë kontestuar ekzistimin e këtij plani.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill













