Lajme
Grupi shqiptar dënohet me 81 vite burg, akuzohej për trafikim të substancave narkotike
Arrestohen gjashtë persona të cilët sillnin drogën me kamione me targa të Maqedonisë në Britani.
Komanda e luftës kundër krimit të organizuar të Policisë Metropolitane, pas gjashtë muajsh mbikëqyrje ka kapur një grup kriminal shqiptarësh, ndërsa më pas gjykata në Londër i ka dënuar me 81 vite burg në total. Ata shpërndanin heroinë dhe kokainë në Britaninë e Madhe.
Vlera e drogës së kapur, e jo ajo që mund të kenë trafikuar më herët, shkonte në mbi dy milionë stërlina. Droga vinte në Angli me kamionë me targa maqedonase dhe shoferë shqiptarë të Maqedonisë, të cilët me sa duket ishin në përgjim nga agjencitë ligjzbatuese.
Ata, pasi dorëzonin drogën merrnin mbrapsht edhe sasira të mëdha parash “cash”, në disa qindra mijëra stërlina, produkt të aktivitetit të tyre kriminal. Pas arrestimeve, dedektivët arritën të kapnin 50 kg drogë të klasit të parë, ndërkohë që gjithçka filloi në janar të vitit të kaluar, kur u pikas shkëmbimi i parë i 7 kg heroine.
Dy nga shqiptarët dhe një anglez, pjesëtarë të rrjetit kriminal, e pranuan fajësinë, ndërkohë 3 të tjerë e sfiduan fajësinë në gjykatë, e cila iu shqiptoi dënime nga 18 deri 22 vite burg.
“Dënimet reflektojnë nivelin e kriminalitetit të të pandehurve dhe duhet parë si masë frenuese për ata që janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit të parë në Britani,” tha kryeinspektorja e çështjes Samantha Cailes.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich