CH-Ballkani
Forcat turke largojnë flamurin grek nga ishulli kontestues
Tensione të reja mes Athinës dhe Ankarasë.
Në një ishull të vogël dhe të pabanueshëm të Egjeut, Mikros Anthropofagos, forcat detare turke kanë larguar flamurin grek, në shenjë se ishulli në fjalë i takon Turqisë. Lajmi është në të gjitha mediat greke, të cilat i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim, i cili tha se gjatë ditës së sotme trupat turke kishin zbritur në ishull duke hequr prej aty flamurin grek
“E këshillojmë Greqinë të qëndrojë larg provokimeve. Në një ishull shkëmbor, ishte vendosur flamuri grek. Forcat tona ndërhynë dhe bënë atë që duhej bërë duke e hequr flamurin grek prej aty. Ftojmë Greqinë të sillet si një fqinj i mirë”, u shpreh Yildirim, ndërsa deklarata është shpërndarë edhe në mediat perëndimore.
Turqia dhe Greqia kanë një sërë mosmarrëveshjes rreth disa ishujve shkëmborë dhe të pabanuar në Egje. Athina zyrtare akoma nuk ka reaguar për ngjarjen.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











