Sport

Hekuran Kryeziu ka nevojë edhe për dy përballje për të vijuar kontratën

Hekuran Kryeziu ka munguar dy herë më radhë në FC Luzern, ndërsa ka nevojë edhe për pak aktivizime që të zgjasë kontratën deri verës 2019, shkruan LZ.

25 vjeçari ka pasur dhimbje në shpinë dhe kjo mund t’ia rrezikojë vijimin automatikisht të kontratës. Deri tani në ligë ka luajtur 25 ndeshje, ndërsa i duhen edhe dy për ta vazhduar kontratën, përcjell albinfo.ch.

Koordinatori sportiv Remo Meyer thotë: “Ne shkojmë drejt rrugës që të gjejmë një zgjidhje me Hekuranin prej në prill, që ai të qëndrojë edhe sezonën e re.”