Shqipëria
“Mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azil”
“Belgjika mirëpret ata shqiptarë që vijnë sipas rregullave për të punuar, studiuar dhe turizëm, por ne nuk pranojmë shqiptarë që nuk respektojnë ligjet tona të migracionit”, u shpreh Sekretari për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken
“Belgjika nuk është vendi i ‘arit’ ku mund të gjeni çfarëdo lloj gjeje që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azil pasi nuk do ta merrni atë”, tha Sekretari për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken gjatë vizitës treditore në Tiranë.
Francken tha se shqiptarët duhet të informohen mirë para se të shkojnë në Belgjikë, në të kundërt do të kthehen mbrapsht brenda 24 orëve, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam ardhur në Shqipëri për të trajtuar së bashku me autoritetet shqiptare çështjen e migracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Belgjikë dhe për t’i dhënë të gjithë qytetarëve shqiptarë një paralajmërim të fortë sa i përket migracionit të paligjshëm, që emigracioni i paligjshëm në Belgjikë nuk është absolutisht një opsion. Unë kam një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë: ju lutem, informohuni para se të vini në Belgjikë, para se të hyni në zonën Schengen”, ka thënë ai.
“Ne kemi nisur një fushatë njoftimesh, Shqipëria me Holandën… kjo është shumë e rëndësishme, është një flyer (fletë-palosje) e cila u jepet shumë shqiptarëve në aeroporte, në kufij, lexojeni, kontrolloni veten tuaj, dhe aplikojeni këtë. Sepse nëse nuk e bëni këtë, ne nuk ju lëmë që të hyni në Belgjikë. Dhe ne do t’ju kthejmë brenda 24 orëve. Po ashtu ne kemi marrë masa që njerëzit të mos arrijnë ta shpërdorojnë sistemin tonë të azilkërkimit. Ky ka qenë procesi që është ndjekur vitin e shkuar kur ne kemi kthyer në Shqipëri 678 qytetarë shqiptarë”, shtoi tutje ai, duke vazhduar:
“Për ne Shqipëria është një vend i sigurt, që do të thotë që qytetarëve shqiptarë nuk u jepet azil në Belgjikë. Shqipëria qëndron në pesë vendet e para për kërkesa të azilit në Belgjikë. Belgjika mirëpret ata shqiptarë që vijnë sipas rregullave për të punuar, studiuar dhe turizëm, por ne nuk pranojmë shqiptarë që nuk respektojnë ligjet tona të migracionit”.
Sipas të dhënave nga Eurostat kërkesa për azil në vitin 2017 u ul me 24 për qind. Ndërsa në 3 muajt e parë të vitit 2018 iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest Doktoratura në fushën e Neurologjisë shënon një kapitull të ri në karrierën profesionale të saj... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














