Kosova
Delegacioni arsimor nga Kosova merr mësime nga sistemi arsimor i Zvicrës
Delegacioni, duke vizituar nga afër shkollat, duke takuar mësimdhënës të profileve të ndryshme, nxënës, rektorë, u njoftua për së afërmi me organizimin e arsimit në Zvicër, me metodat dhe format arsimore
Nga 16 deri më 20 Prill, në disa qendra shkollore të Zvicrës, në kantonin Thurgau, duke filluar nga niveli parashkollor e deri tek ai më i lartë universitar, hospitoi një delegacion ekspertësh nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Delegacioni, duke vizituar nga afër shkollat, duke takuar mësimdhënës të profileve të ndryshme, nxënës, rektorë, u njoftua për së afërmi me organizimin e arsimit në Zvicër, me metodat dhe format arsimore.
Për pesë ditë rresht ata u takuan me autoritete të të gjitha instancave (strategjike operative) të arsimit parauniversitar dhe arsimit të mesëm profesional, si dhe patën mundësi të shkëmbenin njohuritë e tyre, të pyesin për segmentë të shumtë organizativë si dhe të prekin gjërat më për së afërmi.
Kudo ku hospitoi delegacioni u prit mjaft mirë, si dhe u njoftua dhe këshilluannë mënyrë tejet profesionale nga personeli arsimor dhe udhëheqësit e këtyre qendrave shkollore. Pala mikpritëse, kudo në takime informative dhe pune, shfaqi gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë. Ata u ndanë të kënaqur nga interesimi i delegacionit nga Kosova dhe u ndanë me shpresë, që edhe në të ardhmen të mund të ndihmojnë, nëse këtë e kërkon pala kosovare.
Këtë javë pune me përkushtim të madh dhe profesional e ka organizuar z. Fatmir Gashi, mësues i Matematikës, i cili në qarqet e kantonit Shafhausen por edhe Thurgau, është emër i njohur, ngase të tillë e ka bërë puna dhe angazhimi shumëvjeçar në arsim.
Anëtarët e delegacionit, në përbërje nga Sekretari i Përgjithshëm i MASHT-it, z. Ekrem Kastrati, nga z. Fatmir Bytyqi, këshilltar i lartë për arsim, znj. Shyhrete Reçica nga Inspektorati i Arsimit, znj. Albulena Balaj në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Arsimim të Parlamentit të Kosovës dhe z. Heset Sahiti zëvendësministër, u ndanë tejet të kënaqur nga kjo javë pune. Ata të gjithë pa përjashtim falënderuan organizatorin z. Fatmir Gashi dhe të gjitha institucionet mikpritëse.
Kjo javë pune, le të shpresojmë të jetë bazë e mirë fillestare për bashkëpunimet e mëtejme të isntitucioneve arsimore dhe shkencore nga Kosova dhe Zvicra.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër


















