Bota
Steinmeier kërkon qasje tjetër të zviceranëve ndaj BE: “Unë jam një fans i Zvicrës”
Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë të mërkurën Zvicrën. Në një intervistë me “SRF” ai e paraqet veten si “fans të Zvicrës” dhe uron, që Zvicra të mos e trajtojë BE-në si “vend armiqësor”.
Presidenti gjerman Steinmeier ka dërguar sinjale të forta miqësie përpara vizitës së tij në Zvicër. Ai në fakt vjen nga qyteza Detmold në Vestfalinë Lindore, mjaft larg nga Zvicra. Megjithatë afërsia e vendlindjes me Zvicrën nuk është shenjë për idetë e tij rreth Zvicrës: “Unë jam një fans i Zvicrës – dhe unë besoj që jam.”
Si bjeshkatar ai ka ngjitur shumë shtigje malore në Zvicër: “Unë e kam matur të gjithë me këmbë – nga pika më e ulët në Lago Maggiore deri në Engadin, në fund në Piz Palü.»
Presidenti gjerman ka folur edhe për politikën gjermane: “Gjermania është një vend miqësor. Ne nuk do të kemi vetëm raporte të mira fqinjësore. Ne kemi interesa të përbashkëta, ku duhet të vijojmë punën e përbashkët.”
Në të njëjtën kohë ai hedh një kërkesë për Zvicrën: “Nga Zvicra do të uroja që atje të mos shikohet BE si vend armiqësor.”
Një marrëveshje bashkëpunimi do të vështrohej si sukses i të dyja vendeve: “Andaj kërkoj përparime.”
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












