CH-Ballkani
Albin Kurti për TV1: Serbia ndjek shembullin rus të destabilitetit rajonal
“Problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është Serbia. Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël me tentakulat e saj gjithandej në rajon. Në Bosnjë, ajo e ka Republikën Serbe, në Mal të Zi i ka partitë e veta të cilat nuk e njohin pavarësinë e Malit të Zi dhe hyrjen e tij në NATO"
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë i ftuar për të dhënë intervistë në TV1 në Sarajevë ku ka folur për problemet rajonale, të brendshme dhe raportet mes Bosnjës dhe Kosovës, informon albinfo.ch.
Në lidhje me problemin kryesor të Ballkanit ai tha se është Serbia, që po ndjek shembullin e Rusisë.
“Problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është Serbia. Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël me tentakulat e saj gjithandej në rajon. Në Bosnjë, ajo e ka Republikën Serbe, në Mal të Zi i ka partitë e veta të cilat nuk e njohin pavarësinë e Malit të Zi dhe hyrjen e tij në NATO. Në Kosovë, ajo ka strukturat e veta paralele dhe kontrollin në pjesën veriore të saj, ndërkohë që e ka në grusht edhe opozitën në Maqedoni. Ngjashëm me Federatën Ruse, e cila i ka tentakulat e saj në formë të parashteteve satelite në vendet e saj fqinje, që nga Bjellorusia e Donbasi dhe gjithandej deri në Osetinë jugore e në Abkazi,” tha fillimisht Kurti gjatë intervistës që u realizua gjatë edicionit qendror të lajmeve.
Në vijim Albin Kurti ka thënë se “Lista Serbe” është si një ambasadë politike e Beogradit në Kosovë dhe për këtë arsye, mendon se “qeveria e Kosovës nuk është dashur të ishte kaq e varur nga Lista serbe”. Ndërsa në lidhje me Ramush Haradinaj ai tha se është njëlloj si pararendësit e tij Thaçi dhe Mustafa ndaj “koncesione ndaj Serbise dhe privatizimet neoliberale”.
Për Kurtin qeveria e Prishtinës vetëm se ka rënë, por është opozita ajo që nuk gjen rrugë për t’u bashkuar dhe për të shpallur zgjedhje të reja.
Në fund, në lidhje me raportet mes Bosnjës dhe Kosovës, Kurti u shpreh se e kupton mosnjohjen e Kosovës nga Bosnja, për shkak të vetos së Republika Srpska, megjithatë dëshira e tij “është që Prishtina dhe Sarajeva të bashkëpunojnë sa më shumë”, për shkak se janë të “dy popujt që kanë vuajtur më së shumti” në ish Jugosllavi.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














