E-Diaspora

Cyrih: Kapen dy dilerë të drogës

Policia kantoniale e Cyrihut ka arrestuar të enjten mbasdite (26.4.2018) dy dilerë të drogës dhe njëherësh ka sekuestruar 570 gram heroinë, tetë kilogram substanca tjera narkotike, disa telefona celularë, si dhe 10.000 franga para kesh, shkruan polizei.news.

Të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë, 41 dhe 59 vjeç. Të dy shqiptarët ndodhen përpara organeve të drejtësisë.