Futboll
Kush është Meritan Shabani, futbollisti që debutoi për Bayernin
Ai ka prejardhje nga Kosova, dhe është rritur në akademinë e Bayernit, derisa më në fund kishte rastin të debutonte në Bundesliga
Çdo ditë e më shumë futbollistë shqiptarë po luajnë në skuadra të mëdha evropiane.
Njëri ndër ta është dhe Meritan Shabani. 19-vjeçari nga Kosova, i cili është pjesë e moshave të Bayernit, ishte thirrur në ekipin e parë nga trajneri Jup Heynkess për ndeshjen ndaj Entrachtit të Frankfurtit, përcjell albinfo.ch.
Trajneri i bavarezve i befasoi të gjithë, teksa vendosi ta hedhë talentin shqiptar në formacionin titullar.
Shabani qëndroi në fushën e lojës për 56 minuta, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, ndërsa më pas u zëvendësua nga mesfushori Thiago Alcantara.
Shabani nuk ka luajtur për asnjë kombëtare deri më tani, dhe ka mundësinë e zgjedhjes për të ardhmen. Ai ka prejardhje nga Kosova, dhe është rritur në akademinë e Bayernit, derisa më në fund kishte rastin të debutonte në Bundesliga.
Bayerni triumfoi me rezultat 4:1, edhe pse e ka siguruar më parë titullin kampion.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik











