Shkurt.ch
Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë
Forbes: Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjendet në krye të listës së grave më të fuqishme në botë.
Forbes: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjendet në krye të listës së grave më të fuqishme në botë.
Revista amerikane “Forbes” ka vendosur për të dytin vit me radhë Merkelin në ballinën e saj.
Pastaj vjen sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef, raporton Reuters.
Lista prej 100 emrash përbëhet nga gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitmiprurëse dhe fusha të tjera.
Ato janë renditur në bazë të ndikimit, sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencës në media.
Revista ka vlerësuar vendosmërinë e Merkelit për të ruajtur Bashkimin Evropian dhe ndikimin e saj në krizën e Eurozonës.
Klinton është lëvduar për trajtimin e krizave, si ajo e publikimit të dokumenteve sekrete nga grupi Wikileaks.
Rousefin “Forbes” e ka vlerësuar për udhëheqjen e ekonomisë së tetë më të madhe në botë dhe për kënaqshmërinë me të të qytetarëve të saj.
Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melinda Gates”, dhe Xhill Abramson, kryeredaktore në “New York Times”.
Në vendin e gjashtë është radhitur Sonia Gandi, presidente e Kongresit Kombëtar të Indisë, për t’u pasuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Mishell Obama, në vendin e shtatë.
Pozita numër tetë, këtë vit, është rezervuar për shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard, ndërsa ato numër nëntë dhe numër dhjetë i kanë zënë Xhanet Napolitano, sekretare e Departamentit për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe Sheril Sandberg, biznesmene dhe shefe e operimeve në “Facebook”.
Lista përfshin edhe personazhe të reja, si këngëtaren dhe aktoren Xhenifer Lopez dhe të venë e themeluesit të “Apple”-it, Llauren Pauell Xhobs.
Mosha mesatare e 100 grave më të fuqishme nga 28 vende të botës ka qenë 55 vjeç.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










