Gjuha
Mësuesit koordinohen për manifestimet kushtuar “Vitit të Skënderbeut”
Takim i suksesshëm i LAPSH "N. Frashëri" në kantonin e Aargaut dhe përgatitjet me rastin e 550 vjetorit, vitit jubilar të Skenderbeut
Të dielen me 29.04.2018 në zyrën e LAPSH “N. Frashëri” të kantonin të Aargaut në Zvicër u mbajt një takim i frytshëm nën drejtimin e Kryetarit të LAPSH të këtij kantoni Riza Demaj, në të cilin u debatua lidhur me përgaditjet që janë në vazhdim e sipër për manifestimet që do të mbahen në fundvitin shkollor2017/18 (qershor) e që kanë të bëjnë me jubileun e vitit të shpallur si viti jubilar i shenuar me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut.
Në fillim të takimit Z. Demaj i njoftoj të pranishmit me përgaditjet e deritanishme për këtë manifestim dhe tregoi se për te dy evenimentet ka shumë të interesuar dhe mysafirë nga Zvicra e diaspora si dhe nga të gjitha Trojet shqiptare.
Në fillim ai i njoftoj të pranishmit se janë siguruar sallat për këto manifestime në Windisch ku do të mbahet Simpoziumi shkencor për Skenderbeun me 23.qershor 2018, në të cilin pos kumtesave interesante të lajmëruara deri më tash, do të referojnë edhe historianë nga Kosova dhe Shqipëria si Historiani i famshëm nga Kosova Frashër Demaj e profesori i nderuar Zymer Neziri si dhe Pëllumb Xhufi nga Shqipëria etj.
Ndërsa të dielen me 24.qershor 2018 do të organizohet Manifetimi tradicional me nxënësit e shkollës shqipe nga ky kanton në sallën e Küttigenit, në të cilin programin e larmishëm kulturor e artistik do ta shfaqin nxënësit e dalluar të shkolles shqipe të kamtonit të Aargaut e cila për më tepër se 25 vite funksionon pa ndërprerje dhe me suksese të mira në këtë drejtim.
Mësimdhënësit e mbledhur në këtë takim së bashku me prindërit dhe një pjesë të donatorëve u zotuan se të dy evenimentet kulturore do të përgaditen mundësisht sa më mirë dhe në to do të mbizotërojë fryma e vitit jubilar të Skenderbeut që paraprakisht është shpallur nga autoritetet shqiptare dhe është përqafuar përgjithësisht nga faktori shqiptar në përgjithësi dhe në Diasporë në veçanti e cila sa u përket rrjedhave kombëtare është shumë e sensibilizuar.
Në takim ishin të pranishëm edhe Sebahate e Shefki Rushiti nga Kantoni i Cyrihut dhe mësimdhënësi tash në pension H. Morina.
Në këtë takim kontributin e tyre lidhur me këtë organizim dhanë edhe mësimdhënësit V. Sejdiu, F. Balaj, E. Gashi, H. Azemi, E. Nuhiu, I. Ramadanaj Zyrafete Aliu etj. si dhe Luljeta Fetahaj eElmije Luma e Shpend Limani përfaqsues të këshillit të prindërve në Kantonin e Aargaut në rajonet ku mbahet mësimi plotsues i gjuhës shqipe.
Vlen të vlersohet lartë puna dhe aktiviteti i LAPSH ne kantonin Aargau i cili gjatë tërë këtij çerekshekulli ishte në ballë të organizimit të shkollës shqipe dhe njihet si kantoni shembull në të cilin jo vetëm që asnjëherë nuk u ndërpre mësimi i gjuhës shqipe, por është nder kantonet prijëtare në Zvicër për këtë organizim dhe për manifestime kulturore për festa të ndryshme duke lartësuar zërin në mbrojtje të përhershme të gjuhës shqipe te gjeneratat ereja duke i dhënë jehonë ruajtjes dhe kultivimit të saj dhe përgjithësisht vlerave kulturore që u përcollën nga këto gjenerata dhe duke ngritur vetëdijenpër gjuhë e kulturë shqiptare.
Si krah i fortë në këtë aktivitet të pandalur ishte puna e palodhshme e Z. Riza Demaj, udhëheqës dhe veprimtar i palodhur,mësimdhënësve tashmë të dëshmuar shumica e tyre mësimdhënëse entusiaste dhe prindërve shumë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm që ruajtja e gjuhës për fëmijët e tyre ishte detyrë primare , pa lënë anash edhe donatorët që nuk kursyen asnjëherë për të dhënë mjetet për këtë organizim si Adem Osmani, Merita Pinta, Visar Muriqi dhe Bajram Mula.
Takimi u përmbyll dhe të gjithë morën detyrat e veta për ti kryer brenda kësaj periudhe deri në Qershor që ky Jubile madhështor për Skenderbeun të jetë vërtet i tillë edhe në organizim, pasi tërë krenaria e një kombi lidhet me këtë figurë madhështore e cila kalon përmasat kombëtare.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla