Kosova
Kryeministri jep detaje për 32 të lënduar në Pejë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm të minibusit që ndodhi në rrugën Istog -Pejë në fshati Jabllanicë e vogël, ku mbetën të lënduar 32 persona.
“Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona,” transmeton albino.ch. Sipas raportit të pranuar: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të kllavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
21 nga të lënduarit janë liruar me dëshirë dhe në përcjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik mbeten 11 të lënduar ndërsa vetëm 4 do të mbesin në spital e të tjerët do lirohen. Ndërsa policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e quajtur ”Dydesh”.
“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ”Dydesh”, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët












