Kuriozitete
Roboti që ndihmon piktorin në punimet e tij
Disa herë në javë artisti amerikan, Barnaby Furnas, viziton një laborator të artit në katin e dytë të një kompanie printimi në Manhattan.
Laboratori prodhon robotë me porosi që Furnas përdor për punimin e pikturave të tij, përcjell albinfo.ch.
Furnas përdor robotin e quajtur “Sozo”, i përshtatur me një furçë që fikson ngjyrat. Furnas jep udhëzime për Sozon nëpërmjet një brushë bashkangjitur në një sistem të ndjekjes optike, duke e tundur atë në ajër sikur të ishte dirigjent që drejton një orkestër. Sozo do të thotë “imagjinatë” ose “krijim në japonisht.
“Mendoj për atë robot sikur të ishte një mik imi. Më shumë se një kafshë, më pak se një asistent arti”, tha piktori 45-vjeçar. Furnas ka shpenzuar qindra orë me Sozo për shfaqjen e fundit të galerisë së tij, duke kompletuar disa piktura me ndihmën e tij. Çdo lëvizje regjistrohet dhe ruhet, duke i lejuar robotit të ripërdorë një efekt ose të krijojë pjesë të një pikture krejtësisht të re, duke u bërë një funksion i vërtetë për piktorin Fumas.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve













