Shqipëria
Periudha kur në Shqipëri ndalohej dëgjimi i “Beatles”-ave
Reportazh nga gazeta "Welt"
Lexuesit e gazetës “Welt” u ka interesuar në veçanti reportazhi nga Shqipëria, shtet ky i cili pretendon të anëtarësohet në BE. Korrespodenti i saj ka mësuar përse deri në vitin 1990 atje nuk guxohej të dëgjohej grupi i mirënjohur “Beatles”.
Për të kuptuar se në çfarë rrethanash ka jetuar Shqipëria, gazetarit gjerman është përkujdesur t’i shpjegojë kryeministri Edi Rama, në zyrën e tij në Tiranë. Sipas tij, një gjë duhet të sqarohet fillimisht: Shqipëria ka qenë vendi i vetëm i mbyllur në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë, si për Perëndimin, po ashtu edhe për Lindjen.
Diktatori Enver Hoxha, i cili këtë shtet ballkanik e qeverisi deri në vitin 1985, ishte me bindje të thellë se Moska e kishte tradhtuar doktrinën e pastër. Për të mbrojtur socializmin e vërtetë, ai i siguroi kufinjtë e vendit me gjemba. Ai i cili përpiqej të arratisej, vritej, transmeton artikullin e “Welt”, Albinfo.ch.
Ndaj një invazioni kërcënues (qoftë nga rusët, apo qoftë edhe nga amerikanët, pasi çdokush do të mund ta sulmonte) Enver Hoxha ndërtoi mbi 100.000 bunkerë në të gjithë vendin. Dëgjimi i radiostacioneve të huaja gjithashtu ishte i ndaluar, njësoj sikurse edhe arti i shekullit XX apo pop muzika.
“Deri në vitin 1990, këtu nuk është guxuar të dëgjohej grupi Beatles”, ka rrëfyer kryeministri shqiptar, i cili edhe personalisht ka qenë një skulptor me renome, para se të futej në politikë. Madje, tapetat e murit në zyrën e tij i ka zbukuruar nga dora e tij.
Po të shkoni nga Tirana në drejtim të veriut, mund të fitohet përshtypje e thellë e paranojës Hoxhiane. Rreth viteve të 70-ta, atje ai ka ndërtuar një bunker gjigant bërthamor në kodër. Sot, vendi quhet “Bunkart” dhe paraqet një ekspozitë shumë interesante.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













