Uncategorized
Shkencëtari australian Goodall erdhi në Zvicër për t’u vetëvrarë
Ai erdhi në Zvicër për të vdekur. Sot, në ora 12.30 australiani David Goodall vullnetarisht i dha fund jetës së tij. Helmi ndërvepronte çuditërisht ngadalë, shkruan blick.ch.
Shkencëtari australian udhëtoi gjysmën e botës për t’i dhënë fund jetës së tij. Kjo pasi Australia nuk njeh të drejtën për ti dhënë fund jetës tëndë, ndërsa një gjë e tillë e lejon Zvicra dhe disa shtete tjera europiane.
Pas tentativave të dështuara prej gati një viti për t’u vetëvrarë, akademiku 104-vjeçari është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi Australia nuk e ofron një shërbim të tillë.
“Nuk dua të shkoj në Zvicër, edhe pse është një vend i këndshëm. Mirëpo, jam i detyruar ta bëj, në mënyrë që të kryej vetëvrasjen e qëllimshme, sepse sistemi australian nuk e lejon”, u shpreh ai. Helmi ndërvepronte çuditërisht ngadalë dhe fjalia e tij e fundit është: “kjo do zgjasë tepër gjatë”.
Ai vdiq në spitalin e Baselit me operën e Bethovenit. Shkencëtari që jetoi 104 vjet nuk besonte në jetën pas vdekjes dhe la amanet që të mos ketë ceremoni varrimi.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












