Maqedonia
BERZH: Maqedonia, 2.5% rritje ekonomike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmon parashikimin e nëntorit për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2018. Sipas BERZH-it, kjo rritje për Maqedoninë e sapodalë nga kriza do të jetë 2,5%.
“Seenews” shkruan se në raportin më të ri të Prospektit Rajonal Ekonomik, që përgatitet nga BERZH-i, rritja ekonomike e Maqedonisë për vitin 2019 do të jetë 3.0%, përcjell albinfo.ch.
Raporti thotë se rritja e rrogës minimale dhe aspektet e tjera të masave për mbrojtje sociale do të ndikojnë në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor në këtë vit.
Gjithashtu, parashihet rritje e eksporteve të Maqedonisë, për shkak të parashikimeve për rritje ekonomike në Bashkimin Evropian, që është partneri kyç i tregtisë për Maqedoninë.
Megjithatë, BERZH-i konstaton se rreziqet e rënies mbeten të rëndësishme, pasi që ndjeshmëria e investimeve do të përkeqësohej, nëse pasiguria politike do të rritej më tutje.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












