Uncategorized
Shqipëria më shumë se 80 vjet larg standardit evropian
Kjo, sqaron Bloomberg, do të thotë se, Shqipëria nuk do ta arrijë dot Bashkimin Evropian brenda këtij shekulli, pra brenda vitit 2100, gjë që realisht është një kambanë alarmi
Shqipërisë nuk do t’i mjaftojë dot as shekulli 21 për të arritur dot standardin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Një raport i Open Society Bullgari i përpunuar dhe pasqyruar më pas nga prestigjiozja Bloomberg, tregon se, Shqipërisë dhe Serbisë do t’i duheshin pak më shumë se 80 vite për të arritur 90% të standardeve të jetesës së Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Kjo, sqaron Bloomberg, do të thotë se, Shqipëria nuk do ta arrijë dot Bashkimin Evropian brenda këtij shekulli, pra brenda vitit 2100, gjë që realisht është një kambanë alarmi.
Madje, në raport, mbi Shqipërinë vihet shenja mbi, çka do të thotë se duhet të kalojë edhe viti 2100. Kjo shifër përllogaritet mbi ecurinë aktuale të ekonomisë shqiptare. Në rast të një boomi ekonomik, apo të ndonjë krize, kjo shifër do të përmbysej tërësisht.
Pak kohë më parë, Banka Botërore nënvizonte se, Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë i duhen 60 vite për të arritur standardin e Evropës, ndërkohë që të tjera studime flasin për diçka më pak, shkruan ‘Scan’.
Sido që të jetë, të gjithë duket se janë të sigurt se, do të duhet të kalojnë dekada përpara se shqiptarët të mund të jetojnë si të ngjashmit e tyre në Evropë, e ndoshta edhe një shekull, siç thotë Bloomberg dhe Open Society.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












