E-Diaspora

Aksident rrugor, vdes 35 vjeçari nga Maqedonia

Nga një aksident në fund të rrugës A73, e cila ishte e bllokuar nga autokolona, ka vdekur një 35 vjeçar nga Oberfranken, ndërsa dy burra u plagosën rëndë dhe një tjetër lehtë, shkruan frankenpost.de.

Sipas raportit policor në aksidentin e së premtes mbrëma vetura e 54 vjeçarit, për arsye akoma të paqarta, u përplas me dy veturat e fundit të autokolonës. Në ndenjësen e mbrapme të veturës ndodhej 35 vjeçari, i cili u plagos aq rëndë, sa ndërroi jetë në vendngjarje, përcjell albinfo.ch. Shoferi 62 vjeçar dhe bashkëudhëtari tjetër (46) – të dy nga Lichtenfels – u plagosën rëndë nga aksidenti.

Shkaktari i aksidentit, 54 vjeçari nga Nordrhein-Westfalen mbeti lehtë i plagosur. Për inspektime, autostrada mbeti e bllokuar për disa orë.