CH-Ballkani
Turqia dhe Austria ishin dhe janë konkurrentë në Ballkan
Vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Sarajevë, nuk ka kaluar pa u analizuar nga media austriake “Der Standard”.
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë jetojnë më pak turq sesa në Austri, por partia SDA ka lidhje të ngushta dhe tradicionale me Turqinë. Zëra kritikë në partinë boshnjake SDA praktikisht nuk dëgjohen. Bile e kundërta: mediat e kontrolluara prej saj “Stav” dhe “Faktor” e ngrejnë lart figurën e Erdoganit dhe prej muajsh bëjnë propagandë në favor të AKP. Ata quajnë gylenistët terroristë dhe nëse lexon “Stav” dhe “Faktor” nuk vëren ndonjë dallim nga mediat propaganduese turke,” shkruan Der Standard, e cila gjithashtu vëren se “përkundër kësaj” shumë turq kanë marrë strehim në Bosnjë pas Grushtit të shtetit dhe institucionet e Gylenit nuk janë mbyllur në vend.
Austria vs Turqia
Këtu shihet një konflikt mes Austrisë dhe Turqisë se kush do ushtrojë ndikim më të madh në Ballkan.
“Për Bosnjën, vizita e Erdoganit është diçka krejt tjetër, nëse ai do vinte drejt Austrisë, sepse lidhjet historike janë krejtësisht të ndryshme,” përcjell albinfo.ch. Turqia përfiton pikë nga qeveria austriake e cila ka shtuar fyrjet anti-turke dhe urrejtëse nga muslimanëve.
Presidenca e BE-së nga Austria do fokusohet vetëm në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo te Turqia. Bëhet fjalë për interesa të fuqishme. Austria dhe Turqia ishin dhe janë – veçanërisht në sferën ekonomike – konkurrentë në rajon.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri














