Maqedonia
Partia “Levica” ngre akuzë ndaj Zaevit për emrin
Rasti kundër Zaev, sipas kësaj partie, do të zgjerohet edhe kundër shefit të diplomacisë, Nikola Dimitrov, për veprën penale bashkëngjitje dhe organizim
Partia e vogël jashtëparlamentare Levica ka ngritur akuzë penale kundër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, për shkak të bisedimeve me Greqinë rreth emrit të ri. Mediat në Maqedoni kanë bërë të ditur se akuza është ngritur, pasi Zaev pranoi ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Ilindenit.
Rasti kundër Zaev, sipas kësaj partie, do të zgjerohet edhe kundër shefit të diplomacisë, Nikola Dimitrov, për veprën penale bashkëngjitje dhe organizim, pasi angazhohet për zgjidhjen që Maqedonia të ndryshojë emrin kushtetues. Ndërsa kryeministri Zaev është liruar nga akuza në rastin “Ryshfeti”.
Sipas gjykatësit Darko Todorovski, Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se kryebashkiaku i asaj kohe në Strumicë, tash kryeministër, Zoran Zaev, ka kryer vepër penale. Gjykatësi arsyetoi vendimin, duke thënë se dëshmitari nuk ishte i bindshëm me deklaratat e tij, pasi se sa herë ka dhënë deklaratë në Prokurori, i ka dhënë ato dëshmi në mënyra të ndryshme nga njëra-tjetra.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












