Jeta në Zvicër
Vinçi bie mbi trenin në Zvicër, nuk ka të lënduar
Në Schinznach-Bad AG, një vinç ndërtimi është rrëzuar mbi një tren në lëvizje. Shoferi i trenit kishte frenuar me kohë dhe vinçi ka rënë vetëm në xhamat e përparme të trenit duke mos shkaktuar dëme të tjera.
Aksidenti ka ndodhur gjatë çmontimi të një vinçi të ndërtimit, shkruan albinfo.ch.
Shoferi i trenit e pa rrëzimin e vinçit drejt tij dhe bëri frenimin emergjent.
Rruga Brugg-Rupperswil aktualisht është mbyllur për qarkullim trenash.
Sipas policisë kantonale në Aargau nuk raportohet për të lënduar.
Treni u godit gjatë udhëtimit: Një pasagjer i trenit kishte raportuar se shoferi i trenit ka reaguar shumë mirë : « Ai e pa vinçin që po fluturonte mbi trenin ».
Udhëtarët duhet të prisnin në tren, siç raportoi zëdhënësi për media në SBB. Udhëtarët tjerë ishin dërguar me një tren shpëtimi në Brugg. “Gjithçka ishte e organizuar mire”.

Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit













