Maqedonia
Zaev paralajmëron referendum për emrin
Ai deklaroi se do të mbahet një referendum në shtator ose në tetor, për çfarëdo zgjidhje që do të gjendet dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se për çdo emër të ri për vendin, për të cilin Greqia fqinje do të bjerë dakord, do të mbahet një referendum muajt e ardhshëm të këtij viti.
Zoran Zaev tha se Shkupi dhe Athina nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së një marrëveshjeje mbi emrin e Maqedonisë, i cili ka qenë subjekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë 25-vjeçare.
Qeveria e Maqedonisë është zotuar të ndryshojë emrin e Republikës për të adresuar shqetësimet greke, se emri aktual nënkupton pretendime territoriale në një provincë në veri të Greqisë me të njëjtin emër, Maqedoni. Në kthim, Athina ka premtuar të mos bllokojë më anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Zaev deklaroi se do të mbahet një referendum në shtator ose në tetor, për çfarëdo zgjidhje që do të gjendet dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













