CH-Ballkani
Strehimi më i sigurt për kundravajtësit e Kosovës është vendi “armik” Serbia, dhe anasjelltas
Bashkëpunimi mes drejtësisë së Serbisë dhe Kosovës është mizerabël. Nga kjo përfitojnë vetëm kundravajtësit ligjorë, shkruan fillimisht “NZZ”
Ku largohet një kundravajtës shqiptar i Kosovës, kur ai kërkohet nga drejtësia kosovare. Përmes maleve në Shqipëri? Ose përmes grykave drejt Maqedonisë? Asnjëra, ai arratiset drejt Serbisë dhe fiton menjëherë sigurinë – vendin armik të dikurshëm. Kjo sepse bashkëpunimi mes drejtësisë serbe dhe asaj në Kosovë – në konceptin serb një provincë e saj – është mizerabël. Nga kjo përfitojnë kundravajtësit ligjorë andej dhe këndej, shkruan “NZZ”.
Si rast përmendet gjinekologja Gjina Zeqiri, e cila akuzohet nga Prokuroria e Kosovës për “Transplantim të kundërligjshëm dhe Trafikimi të Organeve dhe Qelizave Njerëzore”. Nga 2014 asaj i është mbyllur klinika në Kosovë, megjithatë tani të njëjtën e ka hapur në Bujanovc të Serbisë. Autoritetet serbe nuk kanë ndërmend ta ekstradojnë, përkundër që ndaj asaj është ngritur flet arrest ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Anasjelltas, Serbia nuk parashtron kërkesë ekstradimi në Kosovë, me arsyen se “nuk është vend i huaj”, përcjell albinfo.ch.
Në fakt ka një lloj sqarimi dhe bashkëpunimi koordinativ mes dy vendeve, gjithashtu me përpjekje e ndërmjetësimit të misioneve të OKB dhe Eulex, megjithatë në praktikë tregohet se po punohet pak.
Më impresionues në rastin e bashkëpunimit mes dy shteteve është një “talent improvizimi”. Dy serbë të akuzuar për vrasje u kapën në Prishtinë. Më furgonin e policisë ata u dërguan deri në kufi – te vendi i asnjërit. Megjithatë, këtu erdhi deri te lirimi i shkurtër i kriminelëve. Ata përmes shkurreve kaluan në Serbi, ku atje i priste policia serbe, të cilët i arrestuan të dy.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri









