CH-Ballkani
Grekët protestojnë kundër “Maqedonisë”, në tavolinë edhe emri Republika e Krushevës
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme (e mërkurë) janë organizuar protesta në 13 qytete greke për të kundërshtuar marrëveshjen e pritur mes Athinës dhe Shkupit. Protestuesit grekë kanë shprehur zemëratën kundër përdorimit të termit “Maqedoni”, për emrin e ri të fqinjit verior.
Protestat janë organizuar në qytetet Pella, Kavala, Drama, Sers, Kukush, Polikastër, Voden, Lerin, Kostur, Ptolemaidë, Katerinë, Lagadas, Nea Mudanja në Halkidiki si dhe në ishujt Rhodes, Korfuz. Mediat greke raportojnë po ashtu, se protesta do të mbahen dhe në tetë qytete tjera greke, të pavarura nga organizimi i protestës në 13 qytetet e lartpërmendura.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët që kanë planifikuar sot për të udhëtuar në Greqi. MPJ-a u bën thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat ku do të mbahen protestat për “karakterin grek të Maqedonisë”. Sipas MPJ-së, protestat që planifikohet të mbahen në 14 qytetet e mëdha në pjesën veriore të Greqisë mund të eskalojnë në veprime të dhunshme ndaj qytetarëve të Maqedonisë.
Media më e madhe greke “E-Kathimerini” ka cituar Artan Grubin nga partia qeveritare BDI, i cili ka shtuar se emra në tavolinë për zgjidhjen e kontestit janë edhe “Republika e Krushevës” (Krusevska Makedonija), “Republika e Maqedonisë moderne” dhe “Republika e Maqedonisë Europiane”.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri












