Integrimi
Qëndresa Sadriu, kryetarja e parë shqiptare e një asambleje komunale zvicerane
Qëndresa shprehet shumë mirënjohëse për të gjithë që mundësuan arritjen e saj deri në këtë pikë. Ajo potencon po ashtu edhe pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje nga personat me sfond migrimi
Vetëm pak kohë pas rizgjedhjes së saj në postin e Këshilltares Komunale në Opfikon-Glattbrugg, në mbledhjen konstituive të parlamentit komunal, ku edhe zgjedhen organet drejtuese të këtij institucioni, Qëndresa Sadriu, arrin që me shumicë votash të zgjidhet si Kryesuese e Parlamentit Komunal në Komunën Opfikon, në Kantonin e Zürichut.
Duke qenë shqiptarja e parë që që vihet në krye të një institucioni të tillë, në një prononcim për Albinfo.ch, Qëndresa shprehet shumë mirënjohëse për të gjithë që mundësuan arritjen e saj deri në këtë pikë. Ajo potencon po ashtu edhe pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje nga personat me sfond migrimi.
“Është e vështirë të merret saktësisht se sa shqiptarë me të drejtë vote në Zvicër kanë votuar për mua kësaj radhe, për shkak të mbrojtjes së të dhënave, por një gjë është shumë e sigurtë, se numri i tyre është rritur ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet paraprake.”
Ajo beson po ashtu se personat nga vende të ndryshme të prejardhjes e me banim në Zvicër, duhet të jenë më aktiv, jo detyrimisht vetëm në politikë, po edhe në shumë sfera të jetës, si në punë, aktivitete sportive e humanitare , sepse kjo mundëson një bashkëjetesë më të mirë në mes kulturave dhe shmang keqkuptimet apo edhe paragjykimet për njëri tjetrin. Pra mund të jetojmë si një, pa pasur nevojë t`i hedhim në sy vendit të prejardhjes.
Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe, kur ishte zgjedhur si këshilltare në Asamblenë e Komunës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SP).
Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë.
Kandidimi për Parlamentin Nacional, për Qëndresën ka qenë një përvojë shumë e mirë, por ajo beson që do të provojë fatin të kandidojë prapë për postin e deputetes nacionale, thotë Qëndresa për albinfo.ch.
Qëndresa, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa këtë vit fillon studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih, e po ashtu në shtator të këtij viti, ajo fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.
Opfikon është pjesë e Qarkut të Bülach-ut, si dhe një nga 166 komunat e Kantonit të Zürichut, ndërsa ka mbi 15 mijë banorë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











