Gruaja
Si të dini kur produkti kozmetik është i skaduar?
Në shumë raste ajo që na shqetëson më shpesh është ngjyra apo tendenca estetike sesa data e skadimit të produkteve kozmetike që pushtojnë banjot apo çantat tona. Harrojmë se vërja e një kremi me datë të skaduar për disa muaj mund të shkaktojë dëme. Për t’iu shmangur surprizave të rrezikshme duhet të mësojmë se si lexohen këto etiketa.
Ashtu si çdo produkt, përmbajtja e grimit dhe e kremëve për lëkurë u nënshtrohen disa rregullave shumë të rrepta. Meqë këto produkte vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tonë dhe me fusha të ndjeshme të fytyrës sonë(duke përfshirë edhe sytë), ju duhet t’i kushtoni një vëmendje të madhe datës së skadimit të tyre.
Produktet kozmetike janë të shënuara me një ikonë të vogël që përfaqëson një kuti të vogël me kapak të hapur si dhe më një numër dhe një shkronjë të vogël “m” (për “muaj”). Treguesi “12M” kallëzon se produkti mund të ruhet për 12 muaj nga data e hapjes. Sigurisht se ne kurrë nuk mendojmë të shënojmë datën e hapjes së kremit, të kuqve për buzë, apo të furçës për qerpik. Një refleks që duhet patjetër të merrni në qoftë se ju nuk dëshironi të ballafaqoheni me ndonjë befasi të keqe.
Kohëzgjatja e konservimit të një produkti kozmetik ndryshon shumë në varësi të natyrës së tij.
Një furçë për qerpik qëndron për rreth 3-6 muaj. Vetëm gjashtë, kaq? Po, sepse ky produkt është më i brishtë. Çdo hapje sjell ajër dhe promovon rritjen e baktereve. Kur ne e dimë se furça vihet në kontakt me qerpikët, rreziku i infeksionit bëhet më i mundshëm.
E njëjta gjë vlen për pudrën e bebëzave dhe eyeliner-in, jetëgjatësia e tyre nuk i kalon 3 muaj.
Bronzuesi për fytyrë mban një qëndrueshmëri që nuk i kalon 6 muaj. Uji i përmbajtur në këtë produkt përmban formula që e bëjnë të ndjeshëm ndaj baktereve.
Produktet që kanë pak ujë janë më pak të brishtë. Kështu, ne mund të vazhdojmë të përdorim buzëkuqet dhe lapsat për një vit pa problem.
Llaku gjithashtu ka një jetëgjatësi prej rreth një viti. Më pas, cilësia e tyre ndryshon, duke u bërë e zverdhur apo e thatë.
Kështu që pudra për faqe mund të përdoret lirshëm deri në 2 vjet pas hapjes.
Në përgjithësi, preferohen formatet në tuba ose kutitë me pompë. Ndryshe nga kutitë me kapak, në të cilat e përdorni gishtin, në tuba nuk ekziston rreziku i ndotjes bakteriale, të paktën ai zvogëlohet. Një tjetër këshillë: mos harroni t’i mbyllini mirë kutitë pas përdorimit dhe t’i mbani ato në një vend as shumë të lagët dhe as shumë të nxehtë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












