Kosova
BQK: Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje rreth 3.7%
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sipas vlerësimeve preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017, vlera nominale e BPV-së arriti në 6.3 miliardë euro. Në terma real, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 3.7 për qind.
Në kuadër të kërkesës së brendshme, aktiviteti i përgjithshëm në vend u mbështet nga përforcimi i pozicionit të investimeve, përderisa sipas ASK-së, konsumi i përgjithshëm u karakterizua me rënie. Kontribut pozitiv në rritjen reale të BPV-së kishte edhe pozicioni i neto eksporteve, që rezultoi nga rritja e theksuar vjetore me të cilën u karakterizua komponenta e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, shkruan “RTK live”.
“Rritja e aktivitetit ekonomik është gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve prej 10.7 për qind (kryesisht rritjes së IHD-ve dhe kredive investive), si dhe rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve prej 23.8 për qind kundrejt rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve prej 5.5 për qind. Në vitin 2017, rritja e kërkesës së jashtme, si dhe rritja e çmimeve të metaleve në tregjet ndërkombëtare është përkthyer në rritje të vlerës së gjithsej eksporteve të vendit në vitin 2017”, ka njoftuar BQK-ja në raportin vjetor për vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, rritja e investimeve private është shoqëruar me rritje të vlerës së importeve të mallrave të ndërmjetme dhe mallrave kapitale.
“Konsumi është vlerësuar të ketë shënuar rënie vjetore prej 1.6 për qind. Sipas qasjes së prodhimit, aktiviteti ekonomik vlerësohet të jetë mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, konkretisht, rritja e vlerës së shtuar nga sektori financiar (22.6 për qind), sektori i ndërtimit (12.4 për qind), dhe tregtisë (6.2 për qind). Ndërsa, rënie reale vlerësohet të jetë shënuar tek administrimi publik (1.6 për qind) dhe shërbimet tjera (18.4 për qind)”, thuhet në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












