Kosova
Prokuroria jep detaje për policët e arrestuar në Gjilan
Bëhet fjalë për vjedhje/ plaçkitje në qendrën tregtare “Agmia” në Gjilan. Zyrtarët policorë janë informuar për plaçkitjen dhe nuk kanë ndërmarrë masa. Ata kanë parë të dyshuarit dhe nuk janë vënë në ndjekje të tyre
Tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe janë suspenduar nga pozita e tyre nën dyshimin për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Malokun, në lidhje me arrestimin e zyrtarëve policorë.
Maloku ka thënë për KALLXO.com se zyrtarët policorë nuk i kanë kryer obligimet e tyre në një rast vjedhjeje në një qendër tregtare në Gjilan dhe një bankomati të vendosur në po atë qendër.
“Janë suspenduar tre policë. Të njëjtit janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent. E gjitha ka ardhur si pasojë e neglizhencës së obligimeve të tyre si zyrtarë policorë. Bëhet fjalë për vjedhje/ plaçkitje në qendrën tregtare “Agmia” në Gjilan. Zyrtarët policorë janë informuar për plaçkitjen dhe nuk kanë ndërmarrë masa. Ata kanë parë të dyshuarit dhe nuk janë vënë në ndjekje të tyre dhe nuk kanë bërë paralajmërim në bazë, nuk kanë kërkuar as asistencë”, tha kryeprokurori i Gjilanit për KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se zyrtarët policorë janë arrestuar dhe hetimi për rastin është zgjeruar.
“Jemi duke e hetuar rastin. Në të njëjtin rast bëhet fjalë edhe për një patrullë policie e cila ishte statike ka qenë në rrugë por nuk ka marrë pjesë në aksionin e të dyshuarve”, tha Maloku për KALLXO.com.
I pyetur nëse do të kërkohet masë e paraburgimit për zyrtarët policorë, Maloku tha se ende nuk është vendosur një gjë e tillë pa përfunduar procesi i hetimeve.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













