Sport

Vokrri dhe Blatter debatojnë për futbollin në Gjenevë

Debati do të fillon sot pasdite në hotel “Inter-Continental” në Gjenevë

Me ftesë të Klubit diplomatik të Gjenevës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të marrë pjesë në debatin e sotëm në Gjenevë me temën: “Futbolli është më se lojë”.

Në këtë debat, siç njofton për albinfo.ch anëtari i Klubit Diplomatik të Gjenevës, Tahir Shabani është i ftuar edhe  presidenti i FIFA-s Sep Blatter, i cili veç temës do t’u përgjigjet pyetjeve të një numri të madh të ftuarish nga jeta politike dhe sportive evropiane e botërore.

„Në debat do të marrin pjesë edhe diplomatë të akredituar në OKB, të cilët kanë përfaqësuesit e tyre në FIFA“, tha për albinfo.ch, Tahir Shabani

Sipas tij, në fokus të debatit do të jetë futbolli kosovar, konkretisht vendimi i fundit i FIFA-s që skuadrat kosovare të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare..

Kryetari i shoqatës së miqësisë Franko-Shqiptare në Annemase të Francës, Tahiri Shabani tha se debati i sotëm do të jetë një mundësi e mirë për të lobuar ndërkombëtarisht për sportin kosovar.

„Për mua është  nder i vecant për të përkrahur sportin kosovar nëpërmjet diplomacisë ndërkombëtare“, tha Shabani duke theksuar se sporti  duhet të jetë prioritet i diplomacisë së Kovës jashtë vendit.

Debati do të fillon sot pasdite në hotel “Inter-Continental” në Gjenevë.