Bota
Angela Merkel rrezikon shumë në grindjen për çështjen e azilit
Arritja e një marrëveshje në çështjen e azilit vendos për ekzistencën e kancelares gjermane. Angela Merkel është duke bërë regjinë - dhe është e gatshme të bëjë lëshime. Por a mjafton kjo për ata që kërkojnë azil?
Një kapitull i ri në grindjet për çështjen e azilit. Një vështrim i shkurtër: Partia gjermane në pushtet, partia kristiandemokrate CDU, dhe partia simotër nga Bavaria, partia kristiandemokrate, CSU u përplasën javën e fundit si dy lokomotiva të drejtuara nga kryetarët përkatës, Angela Merkel dhe Horst Seehofer. Pak para shkatërrimit ata ranë dakord për të arritur një paqe dy javore. Po pastaj? Pastaj do bisedohet sërish- dhe kjo po ndodh tani jo vetëm në Berlin dhe Munih, por edhe në Paris, Vjenë, Romë dhe Bruksel, raporton “DW”.
Ditën e diel do takohen kryetarët e shteteve të këtyre vendeve, dhe për më tepër, me iniciativën e Merkelit në një takim të nivelit të lartë në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Kjo tregon që grindjet gjermane për të drejtën e azilit nuk janë më vetëm grindje mes gjermanëve, por janë një çështje evropiane. Kjo nuk e bën çështjen të thjeshtë, por ka diçka të mirë: Sepse kaq shumë lëvizje në politikën e migracionit në nivel evropian nuk ka pasur prej kohësh.
Meqenëse ekzistojnë kaq shumë aktorë dhe interesa të ndryshme, ngjarje të veçanta duhet të vlerësohen nën dritën e këtyre ecejakeve të bisedimeve. Kështu për shembull “Deklarata e Mesebergut” nga Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e martë. Merkel deklaroi gatishmërinë për të patur një buxhet për investimet në zonën e euros. Ai duhet të fillojë më 2021.
Kështu kancelarja gjermane i bëri Macronit qejfin shumë, sepse për të kjo pikë është një premtim i madh. Macron pati kërkuar fillimisht një shumë treshifrore miliardash për buxhetin. Merkel nuk bëri të ditur asnjë shumë dhe e la pa thënë sa e madhe është kjo shumë në një buxhet të BE. Kjo mund të kthehet në pjesë të bisedimeve të tjera. Macron i premtoi Merkelit një marrëveshje bilaterale për pranimin e refugjatëve. Pikërisht një marrëveshje të tillë duhet të ketë Merkel në dorë nëse do që të qetësojë sherrin për çështjen e azilit në Gjermani me CSU-në.
Prandaj një marrëveshje e tillë mund të ketë çmimin e vet. Në bisedë është një pjesë fikse prej 0,5 përqind e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo do ishte rreth 15 miliardë euro për Gjermaninë. Për këtë është ende duke u folur. Por për Merkelin nuk duket shumë e thjeshtë të verë këtë në jetë, jo vetëm për partnerët e tjerë në BE por edhe në politikën e brendshme në Gjermani.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












